U emërua nga kryeministri Rama si ministër i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, karriera politike e Ervin Demos, nga zv.rektor në kryebashkiak të Beratit

Ervin Demo, është pasuesi i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama.

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ushtron prej shtatorit 2025 detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Të dyja këto dikastere sipas kryeministrit Rama, do të bashkohen në një ministri te vetme.

Të lidhura

None found

Ne karrierën e tij politike, Ervin Demo, ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit (2019–2025).

Sipas CV te publikuar ne faqen e Kryeministrisë evindentohet se gjatë 2017–2018, Ervin Demo, ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë me arsimin e lartë. Që prej vitit 2004, ai është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Demo ka kryer studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master.

Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.


Shtuar 11.09.2026 10:57

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş