U dhunua deri në vdekje nga i dashuri? Kjo është 18-vjeçarja që u la pa jetë në derën e spitalit (FOTO LAJM)

Vajza që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është vajza vetëm 18-vjeçare e cila u dërgua e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj, Kosovë.

Ajo është vetëm 18-vjeç dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

E reja është lënë në derën e spitalit nga dy djem të rinj, njëri prej të cilit dyshohet se kishte lidhje intime dhe bashkëjetonte me viktimën.

Pas lanë trupin pa jetë në derën e spitalit, ata janë larguar me një “Audi” me targa zviceriane.

Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani dhe ka dyshime se ajo ka humbur jetën si pasojë e dhunës.

Për këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga njëri prej tyre, me inicialet A.S ( M/K), ndërsa në kërkim është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar. /albeu.com/

 


Shtuar 23.08.2021 12:20