U detyrohej atyre që e çuan me kamion në Britani, zbardhet dëshmia e të riut shqiptar që u kap në shtëpinë e barit: Paguaj ose do të kesh pasoja!

Është zbardhur dëshmia e të riut shqiptar që u kap në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe.

I riu Krisjan Kumaraku u identifikua në një banesë që bastisi Policia, ku kultivohej kanabis dhe ky i fundit punonte si “kopshtar”.

Pas kontrollit të Policisë, shkruajnë mediat e huaja, u zbulua se brenda banesës ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.

Mësohet se gjithsej u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.

Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.

Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë.

Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”.


Shtuar 5.01.2024 17:39