Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme i cili dënoi ditën e djeshme me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, dhe vendos konfiskimin e disa prej pasurive të tij.
GJKKO përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit.
Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës, të cilat sipas GJKKO janë blerë me çmim të ulët dhe më pas janë shitur më shumë se vlera.