U asfiksua brenda galerisë, mësohet gjendja e minatorit në Martanesh

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me minatorin 52-vjeçar Shyqyri Elezi cili ka mbërritur me helikopter në Tiranë për shkak se ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit në galerinë në Martanesh.

QSUT bën me dije se pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e metejshme.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njofton se ditën e sotme rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, është paraqitur pacienti Sh. E i moshës 52 vjeç, me Diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. Pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave  me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Elezi ka mbërritur me ndihmën e helikopterit në gjendje të rëndë në QSUT, rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, me diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. 52-vjeçari po saldonte brenda në minierë kur shpërtheu gazi.

Shtuar 11.05.2021 07:05

Tags: ,