Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar SPAK për arrestimin e ish shefit të Dhërmiut Sokol Bode. Ai u arrestua ditën e djeshme në qytetin e Beratit, teksa ndodhej në banesën e tij, ndërsa kërkohej prej vitesh nga autoritetet.
Sokol Bode, aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërkohë që nesër pritet që ai të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me vendimin e dënimit me 12 vite burg dhënë në mungesë ndaj tij.
Ai u dënua si pjesë e grupit të Habiljajve, ku sipas SPAK ata janë vëzhguar e përgjuar duke ngarkuar me drogë peshkarexhen “Fatmia”, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë.