Pamjet nga vendi i rrëzimit të helikopterit në një qytet pranë Kievit tregojnë flakët që kanë pushtuar zonën dhe shtëllunga tymi që ngrihen në ajër.

Numri i viktimave nga tragjedia është për momentin 18, mes tyre ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarë të tjerë.

Dy fëmijë janë mes të vdekurve, ndërsa 10 të tjerë janë në spital, thanë zyrtarët.

Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti për fëmijë dhe nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë.
/albeu.com
