Tym dhe flakë në Kremlin, a tentoi Ukraina të vriste Putinin (VIDEO)

Ukraina u përpoq të godiste Kremlinin me dy dronë gjatë natës, tha Rusia të mërkurën, duke e quajtur atë një “sulm terrorist” që synon vrasjen e Vladimir Putin.

Sipas Kremlinit, presidenti rus, i cili banon në Kremlin, nuk u lëndua gjatë sulmit, i cili u parandalua nga mbrojtja ajrore ruse që neutralizoi dronët.

Sipas Kremlinit, nuk ka pasur dëme materiale në ndërtesë nga mbeturinat e dronit. Moska paralajmëroi për hakmarrje.

Ndërkohë, janë publikuar edhe videot që tregojnë tymin që del nga Kremlini, pas sulmeve të pretenduara.


Shtuar 3.05.2023 14:23