Turqia nuk gjen paqe, goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka ndodhur në Turqinë Qendrore, pak pas orës 20:30, sipas Institutit Euro-Mesdhetar.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 54 kilometra në jugperëndim të Kahramanmaras në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Kujtojmë se Kahramanmaras pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter është i rrafshuar, me shumë pak ndërtesa në këmbë dhe mijëra viktima,

Rrugët që dikur ishin plot trafik dhe njerëz, tani janë plot me rrënoja./albeu.com


Shtuar 18.02.2023 22:07