Parlamenti turk ratifikoi sot Marrëveshjen e Parisit për Klimën , duke e bërë Turqinë anëtarin e fundit të G20 që e bëri këtë, pasi e vonoi atë për vite me radhë për shkak të padrejtësive, sipas saj, në përgjegjësitë që duhej të merrte sipas Marrëveshjes.
Turqia kishte nënshkruar Marrëveshjen e Parisit që nga prilli 2016.
Marrëveshja u ratifikua njëzëri nga 353 anëtarët e pranishëm në Parlament që votuan sot./albeu.com