Turqia: Abramovich po punon sinqerisht për t’i dhënë fund luftës

Roman Abramovich, oligarku rus dhe pronar i Chelsea, thuhet se po punon “sinqerisht” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, ka thënë Turqia.

Ai u pa në bisedimet e paqes të së martës në Stamboll, pavarësisht se nuk ishte një anëtar zyrtar i ekipit negociator të Rusisë.

Udhëheqësi i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan thotë se Vladimir Putin “i beson, i beson atij” sipas mediave lokale, duke shtuar: “Abramovich mori pjesë në negociatat si pjesë e delegacionit rus. Në vend që të shikojmë se kush ishte në tryezë, ne duhet të shikojmë në emër të kujt ata ishin aty”.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se Abramovich ka qenë në lidhje mes Kievit dhe Moskës dhe ka punuar “sinqerisht” për t’i dhënë fund luftës.

“Sigurisht, bisedimet zyrtare janë të rëndësishme, negociatat janë të rëndësishme, por opinioni publik është i ndjeshëm, të gjithë duan të ruajnë pozicionin e tyre dhe ka kanale që duhet të mbahen të hapura midis liderëve dhe vendeve. Këtu, Abramovich luan një rol të dobishëm”, tha ai.


Shtuar 31.03.2022 15:43