Një 29-vjeçare polake ka denoncuar në policinë e Sarandës së një i moshuar, po nga Polonia, është futur në det dhe nuk ka dalë më.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K./albeu.com