Tronditet Gjermania, shpërthime të fuqishme në një qendër tregtare

Ditën e premte u raportuan disa shpërthime  në një ndërtesë dhjetëkatëshe në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut.

Policia tha se shpërthimet u shkaktuan nga bombolat e gazit. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Policia u kërkoi banorëve të Hafencity dhe rretheve fqinje që të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura për shkak të tymit.

Megjithatë, në orët e vona të pasdites nuk shihej më tym.

“Zjarri është shuar”, konfirmoi një zëdhënës i policisë.

Për shkak të zjarrfikësve u ndërpre përkohësisht qarkullimi në linjën e metrosë U4.

ipas informacioneve në vendin e zjarrit është në ndërtim e sipër një qendër tregtare./Albeu.com/

 


Shtuar 10.06.2023 09:58