“Tronditet” Barça, Laporta nxjerr në shitje dy yjet e skuadrës

Presidenti i Barcelonws do të shkaktojë një tërmet brenda ekipit në merkaton e verës.

Sipas El Chiringuito, numri një i katalanasve ka miratuar shitjen e dy yjeve të skuadrës.

“Laporta ka nxjerrë nw shitje Busquets dhe Jordi Alba për shkak të rrogës së tyre”, ka bërë të ditur media spanjolle. Të dy veteranët janë produkte të La Masia-s, me Busquets që ka debutuar me Barçën në vitin 2008-të.

Alba u kthye te Barça nga Valencia në vitin 2012-të dhe ka qenë një nga më të mirët në këtë sezon.

Shtuar 4.05.2021 11:05