Kërkimi për një familje prej katër anëtarësh të rrëmbyer në Kaliforni përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme. Autoritetet kanë gjetur trupat e tyre të pajetë në një zonë ferme rurale.
“Sonte, frika jonë më e keqe është konfirmuar,” tha Sherifi i Qarkut Merced Vern Warnke gjatë një konference për shtyp. “Tmerrësisht, tmerrësisht e pakuptimtë ajo që ndodhi këtu.”- tha më tej ai.
Trupi 8 muajsh i Aroohi Dheri u gjet në të njëjtën zonë me prindërit e saj Jasleen Kaur dhe Jasdeep Singh, së bashku me trupin e xhaxhait të fëmijës Amandeep Singh, tha ëarnke. Autoritetet morën një telefonatë në zonë të mërkurën pasdite.
Familja ishte zhdukur që nga e hëna, pasi u rrëmbyen nga një burrë i armatosur me armë dhe u futën me forcë në një kamion.
Policia ka vënë në pranga një person të cilin e konsideron si person të dyshuar për rastin. Burri pritet të japë dëshminë për autoritetet mirëpo motivi se përse është kryer kjo vrasje mbetet ende mister.