Tronditëse! Babai përdhunon për 5 vite rresht vajzën e tij të mitur, dhunon gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku babai i katër fëmijëve ka përdhunuar vajzën e tij 12 vjeçare që kur ajo ishte 7 vjeç. Mediat helene raportojnë se ishte bashkëshortja e tij, të cilën po ashtu e kishte dhunuar sistematikisht, që e denoncoi rastin e rëndë në polici dhe rrëfeu të gjitha tmerret.

Pas denoncimit të saj, policët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar 40 vjeçarin, i cili është me origjinë nga Bangladeshi.

Në dëshminë e saj, gruaja greke thotë se ishte e paimagjinueshme që vogëlushja e saj u zgjua një mëngjes duke i shpjeguar çfarë i ati i saj i kishte bërë.

“Vogëlushja ime është torturuar për 5 vite rresht nga babai i saj, ai ka abuzuar me të seksualisht dhe e ka fotografuar nudo”, tha gruaja në polici.


Shtuar 3.10.2022 13:50