Rrëfimi i rrallë i Lindita Theodhorit: Ja çfarë ka thënë Parashqevi Simaku për mua në mes të dasmës (FOTO LAJM)

Lindita Theodhori ka qenë një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare përpara viteve ’90. Kohë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në të cilin rrëfeu detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj.

Gjatë intervistës, Lindita foli edhe për raportin special me një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo rrëfeu se miqësia mes të dyjave lindi pas një kënge që ato kënduan në festival pas një tërmeti.

“Ra një tërmet atëherë dhe unë me Parashqevinë kënduam një këngë për tërmetin të dyja dhe rastësisht pastaj flinim të dyja në një dhomë në hotel ‘Vollga’ dhe u miqësuam goxha.

Edhe para se të largohej që këtej ishte vërtetë shumë miqësore me mua, s’kishte pse të mos ishte sepse e para se isha shumë më e vogël dhe fresh në festivale.

Po të të them se çfarë ka thënë Parashqevia për mua në një dasmë… p.sh. ju lutem mi merrni me modesti gjërat që them.

Motra ime më e madhe Natasha ka qenë në një dasmë me Parashqevinë dhe Parashqevia kishte dalë para të gjithë njerëzve dhe kishte thënë. ‘Në qoftë se sonte do të kishte qenë këtu motra e Natashës, që është Lindita Theodhori unë do të ndihesha në siklet të këndoja përpara jush’”, tregoi Theodhori.

Por ajo shtoi se fatkeqësisht sot nuk i ruan më kontaktet me Parashqevi Simakun.


Shtuar 3.10.2022 13:57