Tronditëse/ Babai mbyt vajzën, pagoi 2 dollarë të pastrehun për t’i djegur trupin (VIDEO)

Një ndjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku babai vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj, në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva, u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar.

Të lidhura

None found

Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij, regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.

Wellington Da Silva, u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë.

Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari ra në gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte trupin e saj mbrëmjen e së hënës.

Më pas dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj.

“Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale.

Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares, u gjet të martën nën një pjesë të thyer të trotuarit nga kalimtarët.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur personin e pajetë dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.


Shtuar më 28.03.2024 09:21

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber