Tronditëse, 78-vjeçari ngacmoi s*ksualisht mbesën për 6 vite, mami nuk dua të vijë gjyshi

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Greqi, ku dyshohet se një 78-vjeçar ngacmonte seksualisht mbesën e tij, që në moshën 9-vjeçare.

Fëmija kishte pranuar në heshtje veprimet e sëmura të gjyshit të saj që nga viti 2017, por  vitin e kaluar ajo vendosi të fliste me një shoqe dhe kështu u zbulua veprimi i të moshuarit.

Nëna e vajzës, tashmë 15-vjeçare, flet për protothema.gr  dhe tregon se si e ka marrë vesh atë që babai i saj i ka bërë fëmijës së saj.

Siç thotë nëna, as ajo dhe as e ëma e saj nuk e dinin se çfarë po ndodhte sa herë që 78-vjeçari ishte vetëm me vajzën.

“Ne si prindër nuk dinim asgjë. Vajza ime ua zbuloi këtë shoqeve të saj një vit më parë. Kështu e morëm vesh. Vitin e kaluar e dërguam fëmijën në fshat me babanë tim. Ai po e pyeste “a doni të vini me mua në fshat se do të jem vetëm?” dhe fëmija tha “mami nuk dua të vijë gjyshi””, thotë fillimisht nëna e vajzës.

“Nuk kishte kuptim për mua. Por mendova se ishte fëmijë dhe nuk dëshironte të qëndronte vetëm në dhomë”, thotë nëna e të miturës, ndërsa shpjegon se 15-vjeçarja vendosi të thyejë heshtjen pasi i është bërë presion nga shoqja.

“Fëmija im po qante. Një shoqe po e pyeste se çfarë nuk shkonte dhe ajo po i thoshte se nuk donte të fliste. Por më pas ajo i tha shoqes së saj dhe ajo i tha të mos e mbante sekret. E kanë thirrur kushërirën dhe vajza i ka treguar të gjitha”, shton nëna.

Pasi u zbulua gjithçka, nëna filloi të kujtonte reagimet e “çuditshme” të vajzës që tregonte se nuk donte të qëndronte me gjyshin.

Siç thotë ajo, babai i saj ka tentuar të përdhunojë vajzën e saj të mitur, por fëmija ka shpëtuar.

“Kjo është bërë që kur fëmija ishte 8-9 -vjeç. E shihja që ajo nuk e shmangte, por shpeshherë e kundërshtonte që të shkonte në shtëpinë e gjyshërve. Nëna ime nuk dinte asgjë. Sikur ta dinte do ta vriste. Nga sa tha fëmija nuk ka abuzuar me të. E përkëdheli me duar në vende të veçanta. Nëse do ta kishte përdhunuar do të isha në burg tani”, është shprehur nëna.


Shtuar 4.02.2024 09:24