Tritoli në biznesin e Noizyt, policia jep detaje mbi ngjarjen

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku i është vënë lëndë plasëse biznesit të familjes së Noizyt (Rigels Rajku).

Sipas policisë, lënda plasëse i është vënë një butiku rrobash në pronësi të babait në Noizyt, Bashkim Rajku.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Tritoli i është vënë dy ditë pas sherrit që ndodhi para ambienteve të lokalit. Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i këngëtarit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër me grushte./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 08:03