Tre të vrarë dhe 1 i plagosur në Memaliaj, zbulohet identiteti i viktimave dhe dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërkaq janë mësuar identitetet e viktimave dhe dinamika e ngjarjes

Teksa qëndronin në ambientet e një lokali kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 1 i katërt ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë identifikuar deri në këto momente si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela.

Ndërkohë trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. Në orët e para të mëngjesit ata janë çuar në morgun e spitalit.

Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.

Vrasja lidhet me sagën e përplasjeve dhe eleminimeve të grupeve Sadikaj-Papa në Sarandë dhe Memaliaj.

Kjo pasi viktimat mësohet se janë familjarë të Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi. Personat që humbën jetën janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi që ndodhet në spital.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemi). Në janar, një atentat iu bë edhe vëllait të Kalemit, Zamir Kalemi, ndërkohë viktimë më herët e përplasjeve ishte edhe nipi.

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjeter të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.


Shtuar 21.07.2024 03:57