Tre aksidente në pak minuta, dy në Qafë-Thanë dhe një në Prrenjas

Tre aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në vend. Dy kanë ndodhur në Qafë-Thanë, të cilat kanë ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë. Nga aksidentet ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur në Prrenjas, ku një tip Fiat është përplasur me një fugon. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre është bllokuar në mjet dhe pritet ndërhyrja e specializuar për ta nxjerrë./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 16:06