Trazira në burgjet e Hondurasit, një i vdekur dhe dy të plagosur gjatë tentativës për arratisje

Një i burgosur u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat e oficerëve në një burg të Hondurasit.

I vdekur ka mbetur një 42-vjeçar i cili vuante dënimin me 22 vite burg për vrasje.

Siç raportohet nga Instituti Kombëtar i Burgjeve (INP), ai u përpoq të arratisej dje të shtunën së bashku me të burgosur të tjerë në burgun Danli, rreth 70 kilometra në lindje të kryeqytetit Tegucigalpa.

Sipas të njëjtit burim, personat që tentuan të arrestiseshin kanë ndezur një zjarr dhe, duke përfituar nga rrëmuja, kanë tentuar të ngjiten në gardh.

Por ata janë vënë re nga rojet, të cilët kanë hapur zjarr për t’i ndaluar.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se tre të burgosur u plagosën dhe u dërguan në spital, por njëri prej tyre nuk mbijetoi.

Më shumë se një mijë të burgosur janë vrarë në burgjet e Hondurasit në 20 vitet e fundit. Në vitin 2012, një zjarr në burgun Comayagua (qendror) mori jetën e 362 personave./Albeu.com.


Shtuar 16.07.2023 07:58

Tags: ,