Transportuesi bullgar: Është e pamundur që autobusi i ri të digjet në atë mënyrë (VIDEO)

Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Bullgari, Sebahatin Ismail, për portalin bullgar “Haskovo” ka folur lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari.

Ai deklaron  se ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, pasi sipas tij, është e pamundur që autobusi të digjet për një kohë shumë të shkurtër.

Ismail pohon se të gjithë autobusët e prodhuar pas vitit 2018 dhe veçanërisht nga marka “Mercedes” kanë sisteme sigurie të integruara, ku përfshihet edhe instalimi i zjarrfikësve.

SEBAHATIN ISMAIL-PRONAR I NJËRËS PREJ KOMPANIVE MË TË MËDHA- BULLGARI“Në rast zjarri, autobusët e gjeneratës së re detyrohen të dalin vetë – bllokohet nga qarkullimi, frenat aktivizohen dhe dyert hapen automatikisht. Është i pajisur me kamera të jashtme që fotografojnë gjithçka në rrugë, duke përfshirë edhe tabelat. Nëse shoferi fillon të flejë për ndonjë arsye, për shembull, ai bie në gjumë, timoni i tij fillon të dridhet dhe vetë automjeti reagon dhe kthehet në drejtimin e duhur”.

Ai më tej  sqaronë me video instalimet e sigurisë në autobus, përfshi  zjarrfikësit në motor, daljet e sigurisë brenda autobusit, kamerat, kutitë e zeza, të cilat përdoren për njohjen e sinjalistikës rrugore, për monitorimin elektronik të autobusit dhe të gjithë parametrave, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mund të shihen në situata të tilla.

Ismaili kategorikisht shprehet se është absurde që një autobus i tillë të digjet aq shpejtë dhe në atë mënyrë. /SHENJATV/