Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi, ku është shembur një gurore në verilindje të Indisë,, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave.
Gurorja u shemb si pasojë e shirave të mëdha, sipas zyrtarëve.
Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram.
Dy punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur, shtoi ai. Alwal theksoi se janë duke u bërë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngecur dhe për gjetur më shumë të mbijetuar.
Mizorami ka shumë gurore, nga ku nxirren gurë për ndërtimin e rrugëve dhe për ndërtime të tjera. Megjithatë, shumë kompani nxjerrin gurë pa marrë pëlqimin e kërkuar mjedisor.
Vitin e kaluar, shtatë punëtorë u vdiqën në qytezën Mamit nga shembja e një guroreje. Më 2022, 12 punëtorë humbën jetën në një incident të ngjashëm.
Pjesa verilindore e Indisë është duke u përballur me shira të mëdha, pasi stuhia tropikale Remal e goditi Bangladeshin të hënën.