Arman Durimishi po fiton gjithnjë e më shumë besimin te Juventusi, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç. Qendërsulmuesi ka shënuar 3 gola në 8 ndeshje këtë sezon me Juve Next Gen në Serie C.
Sipas calcionews24.com, klubi torinez ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij dhe synon ta mbajë të lidhur shqiptarin me “Zonjën e Vjetër”. Juventusi e sheh Durimishin si një futbollist që mund të bëhet pikë referimi në repartin ofensiv në një të ardhme jo shumë të largët.
Të lidhura
None found
Artikulli sjell gjithashtu detaje nga rrugëtimi i tij, duke nisur nga lindja në Slloveni dhe aktivizimi me FC Koper në kampionatin slloven, kur ishte vetëm 16 vjeç. Më pas, ai u bashkua me grupmoshat e Shqipërisë dhe vazhdoi zhvillimin e tij në akademinë e Juventusit.
Durimishi përshkruhet si një “pykë” klasike në majë të sulmit, me karakteristika të spikatura dhe dëshirë të madhe për të shënuar. Nëse “rekordmenët” e Italisë vendosin t’i besojnë atij një rol qendror në sulm, kjo do të ishte një goditje e rëndësishme edhe për Kombëtaren shqiptare. Aktualisht, sulmuesi është pjesë e Shqipërisë U19.




