Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë për mosdërgim të ekipit te pacienti i lënduar

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj I.V. (35) dhe I.M. (51), të dy nga Tetova dhe të punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Tetovë.

Dy të dyshuarit akuzohen për veprën penale “mosdhënia e ndihmës mjekësore”.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 29.06.2026, e dyshuara e parë ka marrë në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Tetovë një telefonatë për raportimin e rastit, por nuk ka dërguar ekip për t’i ofruar ndihmë mjekësore personit të lënduar në fshatin Dobrosht. Për këtë situatë ajo ka vënë në dijeni edhe të dyshuarin e dytë, i cili ishte udhëheqës.


Shtuar më 22.10.2026 14:51