Paris Saint-Germain mund të marrë masa disiplinore nga UEFA për koreografinë kontroverse të shfaqur nga tifozët e tij gjatë fitores 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“Mundo Deportivo” raporton se skenari më i mundshëm është vendosja e një gjobe, megjithatë nuk përjashtohen as ndëshkime të tjera më të ashpra për klubin francez.
Të lidhura
None found
Mes masave që mund të shqyrtojë UEFA është edhe mbyllja e një pjese të stadiumit në një prej ndeshjeve të ardhshme.
Institucioni europian mund t’i japë PSG-së edhe një paralajmërim zyrtar, duke nënvizuar se përsëritja e një episodi të tillë do të sillte sanksione më të rënda.
Koreografia paraqiste një personazh të maskuar me sharrë elektrike, i cili shkatërronte stemën e Barcelonës, ndërsa shoqërohej edhe nga një slogan që lidhej me një masakër në Paris.
Gjithashtu, në tribunat e stadiumit u raportua prania e pankartave me përmbajtje fyese kundër klubit katalanas.
Rregulloret disiplinore të UEFA-s parashikojnë masa ndaj klubeve pritëse kur shfaqen mesazhe provokuese dhe të papërshtatshme për një event sportiv, pasi ato kanë përgjegjësi për rendin dhe sigurinë në stadium.
Për rrjedhojë, PSG-ja nuk rrezikon vetëm një dënim financiar. Nëse UEFA e konsideron shkeljen mjaftueshëm serioze, skuadra franceze mund të luajë një ndeshje me një pjesë të tribunave të mbyllura.





