Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë, Zaev: S’kam pse jap dorëheqje, ngjarje të tilla ndodhin kudo

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar vendimin e ministrit të Shëndetësisë dhe dy drejtorëve për të dhënë dorëheqje pas tragjedisë së ndodhur në spitalin Covid në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë.

Zaev në fjalën e tij është shprehur se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi ishte një akt moral në lidhje me atë që kishte ndodhur.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve. Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Zaev./albeu.com