Tragjedi! Merr flakë trageti në mes të lumit, dhjetëra viktima dhe të lënduar

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pasi një traget është përfshirë nga flakët në jug të Bangladeshit, raporton albeu.com.

Zjarri në anijen me tre kuverta filloi në mes të lumit pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa lundronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna.

Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë, shkruan BBC.

Numri i viktimave në këtë fatkeqësi ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë pësuar djegie të rënda.

Në bordin e anijes thuhet se ishin rreth 500 persona.

Zjarri besohet se ka ardhur nga dhoma e motorit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë tragetin. Hetimet për këtë ngjarje tragjike kanë nisur./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 11:30