Trafik droge dhe armë nga Amerika e Jugut drejt Belgjikës, zbulohen emrat e 12 shqiptarëve të arrestuar

Policia e Shtetit dhe Policia Federale Kriminale të Belgjikës, kanë zbuluar një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Gjatë operacionit, janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake në pranga kanë rënë: Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani.


Shtuar 10.01.2024 14:22