Tom Doshi nuk heq dorë nga zgjedhjet, vjen reagimi i fortë nga PS

Ditën e sotme Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me kandidaturën e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Partia Socialiste ka deklaruar se Tom Doshi, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re në rast se fiton zgjedhjet e 25 Prillit.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste!

Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”.

Rikujtojmë se kjo deklaratë vjen pas kërkesës së ambasadores Amerikane Yuri Kim në lidhje me kandidaturën e Doshit, të konsideruar të papërshtatshme për votuesit shqiptar. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.03.2021 18:23