Tmerr në Paris, gjendet trupi i copëtuar i një gruaje në park

Trupi i copëtuar i një gruaje u gjet të hënën në një thes në Beit-Chamont, një park në verilindje të Parisit që është shumë i popullarizuar.

Oficerët e policisë nga shërbimi i parqeve dhe kopshteve të qytetit bënë zbulimin e frikshëm rreth mesditës, tha kryebashkiaku i qarkut të 19-të të kryeqytetit francez, Francois Daniot. Parku u mbyll për publikun me qëllim që të vëzhgohej e gjithë zona.

Sipas një burimi pranë hetimit, në çantën e hedhur në shkurre është gjetur legeni i një gruaje.

Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës apo kohën e vdekjes së saj. Rastin e ka marrë policia gjyqësore e Parisit.

Një banore e lagjes, e cila ndodhej jashtë parkut rreth orës 18:00, tha se vajza e saj i kishte thënë të mos shkonte atje.

“Unë nuk mendoj se është hera e parë që zbulohet një trup në Beit-Samon, por një trup i copëtuar është tmerri absolut,” komentoi ajo.

Parku gjithashtu do të mbetet i mbyllur të martën, në mënyrë që policia të mund ta kontrollojë atë me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, tha kryebashkiaku./Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 21:17