Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
Ndërkohë nga 1977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.