Tiranë/ Qëlloi në ajër me kallashnikov afër banesës së të afërmve të tij, në pranga 27-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi Dh. Th., 27-vjeç, banues në Shkozë, është arrestuar pasi,  ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 27-vjeçar që qëlloi në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Zaranikë, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

-27 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve të tij. Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 19.12.2023 13:49