Tirana në tym, shihni si u shemb me 10 kg tritol pallati gjigant në Astir (VIDEO)

Vazhdojnë shembjet e ndërtesave në zonën e Astirit.

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka publikuar një video të shembjes së një pallati 7 katësh në këtë zonë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë IKMT-ja, shembja e pallatit ka bërë që tymi të mbulojë gjithë zonën dhe të rifusë në panik banorët e zonës.

Në njoftim, IKMT thotë se sot u përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Kjo është hera e dytë që tentohet të shembet kjo ndërtesë pasi herën e parë IKMT-ja dështoi dhe krijoi dëmtime në banesat afër objektit. /albeu.com/

 


Shtuar 26.03.2021 18:00