Tirana mposht Teutën me dy super gola, durrsakët “braktisin” kreun (VIDEO)

Fitore e rëndësishme për Tiranën. Bardheblutë mundën me rezultatin 0-2 Teutën në “Niko Dovana”, duke zbritur nga “froni” skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Kryeqytetasit u shfaqën superiorë në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërkohë duhet të shkonte minuta e 79-të, kur Idriz Batha me një perlë nga goditja e dënimit, kaloi në avantazh Tiranën.

Për të vulosur sfidën mendoi Hoxhallari, me një goditje të kalibruar nga brenda zonës. Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Teuta zbret në vendin e 3-të me 52 pikë.


Shtuar 24.04.2021 18:13