Tifozët shqiptarë pushtojnë Varshavën, nisin këngët dhe vallet para ndeshjes (VIDEO)

Atmosfera në Varshavë ka marrë ngjyrat kuqezi. Qyteti polak po zien nga emocionet, teksa tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen që në mesditë, duke krijuar një panoramë të zjarrtë feste përpara sfidës së mbrëmjes.

Në rrugët përreth stadiumit nuk mungojnë tupanët, këngët dhe flamujt kombëtarë, që valëviten kudo. Sipas organizatorëve, rreth 3500 tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm brenda stadiumit, por numri i atyre që kanë udhëtuar drejt Varshavës është edhe më i madh.

Të lidhura

None found

Policia vendase dhe strukturat e sigurisë kanë marrë masa të shtuara për të garantuar mbarëvajtjen e eventit, ndërsa deri tani gjithçka ka kaluar pa incidente, në një atmosferë festive dhe paqësore.


Shtuar 26.03.2026 13:29