Tifozët kuq e zi në mbështetje të kombëtares, sa priten të jenë sot ndaj Izraelit

Sot Shqipëria luan ndaj Izraelit në 20:45 për ndeshjet e fazës s grupeve në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Islandës duke barazuar 1-1 edhe pse shënuam të parët.

Në stadium do të jenë të pranishëm 15-16 mijë tifozë, duke rikthyer interesin e njerëzve për kombëtaren kuqezi.

Përsa i ëprket formacionit, Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në sulm dhe mesfushë. Reparti i avancuar do të prezantohet me dyshen Uzuni-Broja të cilët munguan në Islandë ndërsa dy lojtarë e Empolit, Asllani dhe Bajrami do t’i japin më shumë fantazi e gjeometri mesfushës në krah të Abrashit.

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj, Uzuni, Broja. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2022 13:40