Tifozët e Romës nuk pranojnë dot humbjen, sulmojnë arbitrin në aeroport, i “fluturojnë” karrige kokës

Tifozët e Romës duket se nuk e kanë pranuar dot humbjen në finalen e Europa league përballë Sevillas, aq sa kanë shkaktuar incidente edhe pas ndeshjes.

Ata kanë sulmuar arbitrin anglez të finales, Anthony Taylor në aeroport, pasi sicc duket nuk u ka pëlqyer aspak mënyra si ai ka gjykuar.

Anglezi ishte së bashku me bashkëshorten në aeroport, teka italianët “i zunë pritë” dhe e kanë sulmuar me fjalë ofenduese dhe sende të forta. Veç shisheve të ujit, në drejtim të trajnerit ka “fluturuar” edhe një karrige.

Pas gjestit të shëmtuar, Taylor u shoqërua nga siguria në pjesën VIP të aeroportit në Budapest.

 


Shtuar 2.06.2023 10:48