Thirrje për ndihmë! Mjekja me COVID-19 tek “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë

Një mjeke e njohur është në gjendje kritike tek spitali “Shefqet Ndroqi” pasi është infektuar me COVID-19.

Mjekja endokrinologe Varvara Lile është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët kërkojnë ndihmë dhe dhurues gjaku të grupit  “0+”.

Nëse dëshironi të dhuroni gjak, kushtet janë këto:

Duhet të keni gjak të grupit Zero Pozitiv me IGG të lartë ose së paku të keni antitrupa për Covid-19.

Duhet ta keni kaluar Covid-19 dhe të keni të paktën 28 ditë pa simptoma.

Shtuar 15.03.2021 06:03