Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një intervistë për Top Story ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.
Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.
Të lidhura
None found
“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze.Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”- tha Grenell.
I njohur për qëndrimet e tij kundër Albin Kurtit, Grnell tha se kryeministri i Kosovës kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve.
“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell në Top Story.
