Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është shprehur se Tetovës do i mungojnë zbukurimet për festat e fundvitit.
Komentet Kasami i bëri në konferencën e sotme për shtyp teksa ka thënë se vendit i mungojnë mjetet financiare.
“Tetova nuk do te stoliset për festat e fund vitit sepse buxheti nuk premton një gjë të tillë”, u shpreh Kasami.
Kryetari i Tetovës tha se sikur komuna te posedonte para, zbukurimi s’do kishte munguar./albeu.com/