Tetë të arrestuar në Tiranë, çfarë i çoi pas hekurave

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

U arrestua,  H. L., 23 vjeç dhe L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet përkatëse me të cilat këta shtetas qarkullonin, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. A., 28 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë me forcë një aparat celular një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. C., 29 vjeç, R. M., 60 vjeç dhe V. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. Gj., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar biçiklistin e mitur rreth 11 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 


Shtuar 8.06.2021 11:39