Terrorizoi banorët duke gjuajtur me kallash, Gjykata jep masën për Artan Kaboçin

Gjykata e Lushnjës dha masën arrest me burg për Artan Kaboçin, 34-vjeçarin që terrorrizoi policinë duke dëmtuar 5 automjete me sende të forta, ngjarje e ndodhur të shtunën në Mehallas të Divjakës. I riu u mori makinën edhe punonjësve të policisë, dhe nën kërcënimin e armës lëvizte nëpër fshat.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, Kaboçi nuk i ka ndalur sharjet dhe ofendimet as ndaj gazetarëve, të cilëve u ka ngritur gishtin e mesit. Edhe pse i rrethuar nga disa punonjës të Policisë, teksa e fusnin në furgonin që e çonte drejt paraburgimit, Kaboçi ka shpërthyer në të shara dhe ofendime ndaj gazetarëve.

Burime bëjnë me dije se Kaboçi 6 muaj më parë ka qenë i izoluar në burgun e Zaharisë nën akuzën e dhunës në familje.

Për shkak të gjendjes së tij jo të mirë të shëndetit mendor, Gjykata vendosi shtrimin e detyrueshëm në burgun e Zaharisë, nga ku kishte dalë pak kohë më parë. Kaboçi jetonte bashkë me babanë e tij dhe me vëllanë e sëmurë, ndërsa fqinjët thonë se me ta nuk ishte i dhunshëm.


Shtuar 15.03.2021 13:19