“Tërmet në Vlorë”, Gjiknuri i përgjigjet Metës pas akuzave për manipulim votash

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri  ka qenw nw Vlorw nw kuadwr tw fushatws zgjedhore, nga ku i wshtw pwrgjigjur edhe akuzave tw Presidentit Meta se shprehja “twrmet nw Vlorw”, nwnkupton vjedhje votash.

Sipas Gjiknurit Presidenti Meta ka marrë përsipër të luajë një rol sikur LSI është partia e tij në këtë fushatë zgjedhore.

“Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë e tij këtu dhe tha se do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor. Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor. Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloj me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse. Ai e mendon Vlorën sikur Vlora është një fuçi baruti, sikur do ti hedhi shkrepësen dhe vlonjatët do të shpërthejnë!

Na shikojnë ne sikur jemi tipa sanguin e mezi presim Ilir Metën të dalim dhe të hedhin në det kuislingët. Çfarë do të thotë ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?! Ne jemi mikëpritës, dimë ta respektojmë mikun, e vëmë aty në qoshe dhe askush nuk ka të drejtë të na tregojë ne sesi do të bëjmë fushatë, si do komunikojmë me qytetarët apo të na thuash ti sesi duhet të votojnë vlonjatët. Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën. Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në 25 Prill në do ta tregojmë më votë!”, theksoi Gjiknur

 

 


Shtuar 17.04.2021 12:09