Tërmet me magnitudë 5.3 në jug të Kretës

Kreta nuk po gjen qetësi. Pasditën e sotme, në orën 18:47 (ora lokale) është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter në jugperëndim të Arvit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, me një thellësi fokale prej 59.1 km.

Lëkundja e re kishte pothuajse të njëjtin fokus me mëngjesin 5.7 Rihter, i cili u ndje në të gjithë Kretën lindore, kryesisht në pjesën jugore por edhe në Heraklion.


Shtuar 29.12.2021 18:17