‘Ledina lëvizte shumë, unë hiç!’. Luan Zhegu për ‘ngrirjen’ skenike: Nuk e bëja dot!

Luan Zhegu, kantautori i dhjetra këngëve legjendare në repertorin e muzikës shqiptare, ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites me Ermal Peçi, ku në ditët e Festivalin të Këngës, rikujtoi me nostalgji momentet më të bukura për të. Disa dekada pjesë e rëndësishme e Festivalit por jo vetëm, me dy çmime të para fituese të cilat për koeçidencë mbajnë të dyja datën 23 Dhjetor, Zhegu u ndal të fitorja me Ledina Çelon, aty ku nisi dhe përfolja mbi performancën në skenë.

“Kënga ishte e ndjerë dhe e bukur. Kishim punuar shumë. Ndodhi fenomeni, që Ledina lëvizte jashtë mase nga të gjitha drejtimet ndërsa Luani nuk lëvizte fare. Është bërë shprehi tani, nuk më shqetëson fare. Nuk mund ta bëja kurrë, ashtu është krijuar ndër vite. Kanë kaluar 50 vjet, por ndoshta një dorë edhe mund ta lëviz. Ky sukses i imi ishte kur fillova të merrja mikrofonin në dorë sepse gjithmonë e kisha statik.” – tha Zhegu me humor për këngën “E Doni Dashurinë”.

Pas shumë e shumë përfoljesh, Ermal Peçi e pyeti në lidhje me reagimin e familjes mbi atë performancë, dhe Zhegu shprehu se “ata e dinin, e kuptonin që kur babi thoshte nuk lëviz… iku, nuk diskutohej fare.”

Ndër kujtimet më të çmuara për të teksa bashkëpunonte me këngëtaren Ledina Çelo, Luani theksoi se është në regjistrimin e këngës “Fal”.

“Ç’është e vërtetë kujtime të bukura kam kur Ledina e inçizoi këngën. Unë e kisha qejf Ledinën të ishte jo e qeshur sepse teksti ishte i tillë. E doja në tjetër gjendje. Nuk e di se ç’pati, mbasi kishte bërë disa prova inçizimi, e pashë që uk ishte fortë në terezi. Provoje i thashë, se harroj kurrë, filloi dhe e këndoi jashtëzakonisht bukur, ky version që dëgjoni tani. Erdhi ekzakt. Kam qenë kërkues jashtë mase.”

Xhelozi mes Ledinën dhe Albërijes, dy këngëtaret që kanë bashkëpunuar më shpesh me kantautorin? Ky i fundit u shpreh se ekzistonin xhelozitë, por kurrë nuk ka bërë diferencime.

“Edhe xhelozoheshim, por ju i dëgjuat vetë këngët. Mundohesha tu bëja material të bukura, punoja jashtë mase që t’i arrija qëllimit. Gjihtmon kur e fus zërin në kompjuterin tim, zërin e Albërijes fjala vjen, filloj dhe punoj.”

 


Shtuar 29.12.2021 18:19