Tërmet i fuqishëm në Greqi, ku ishte epiqendra

Ditën e sotme një tërmet ka lëkundur Greqinë.

Njoftohet se4 tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale.

Sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë epiqendra e tërmetit është shënuar në jug-jugperëndim të Greqisë, në Pyrgos Ilias.

Ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.


Shtuar 16.09.2022 15:38