Tentoi vetëvrasjen për të mos rënë i gjallë në duart e RENEA-s, Aldi Rama sillet në gjendje kritike në spital (VIDEO)

I riu Aldi Rama i cili qëlloi për vdekje me plumb në zemër efektivin Saimir Hoxha në Lezhë, ka mbërritur në spital.

I shoqëruar nga efektivët,  i riu i cili mësohet se është në gjendje kritike për jetën është sjellë për të marrë ndihmën e parë mjekësorë.

Gjendja e tij shëndetësore mësohet se është e rëndë pasi nuk dihet saktësisht koha kur ai ka tentuar vetevrasjen në pyjet e Lezhës, ndërkohë që po arratisej nga forcat RENEA.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

KUSH ËSHTË ALDI RAMI:

Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.

Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.

Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata.  Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta/albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 17:19